← Shfleto

Fadil Govori

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në korrik të vitit 1955 në Mirash të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Ferizaj. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”KONSTITUIMI DHE ORGANIZIMI FUNKSIONIT FINANCIAR NË OPB-ar ME APLIKIMIN E EPB-ar NË KBI “AGROKOSOVA”(kr). Mr. Fadil Govori doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën: ”MOBILIZIMI I KURSIMIT TË DIASPORËS KOSOVARE SI MBËSHTETJE E ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS”. Dr. Fadil Govori gjithë kohën punoi në Ferizaj, si në: Shkollën Ekonomike, drejtor i Shërbimit të Kontabilitetit dhe drejtor i Organizatës “Tregtia”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.