Evelina Çeliku
Doktor shkence e ekonomisë
Lindi në janar të vitit 1966 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik-Dega Statistikave e kreu në Tiranë më 1989. Studimet më të thelluara bëri në Universitetin Toulous 1, në Francë “Ekonomi matematike dhe ekonometri”. E fitoi të drejtën e dy stazheve kërkimore në “Institutin Universitar të Teknologjisë” Sceoux të Universitetit Paris XI në Francë dhe i përfundoi dy studime të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Evelina Çeliku doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 1997 me temën: PROBLEME TË TRAJTIMIT EKONOMIK TË VARIABLAVE SASIORE DHE CILËSORE MARRË NGA ANKETIMET”. Dhe mori gradën “Doktor i shkencave ekonomike”. Dr. Evelina Çeliku së pari u zgjodh asistente në Katedrën e Statistikës të Fakultetit Ekonomik të Tiranës, mandej pedagog në Seksionin e Statistikës të Departamentit e Matematikës dhe të Informatikës së aplikuar në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. U zgjodh specialiste-kryespecialiste në Departamentin e Kërkimeve dhe të Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë. Dr. E. Çeliku është angazhuar në 39 aktivitete pasuniversitare, në: seminare e konferenca, si në: Paris, Torino, Selanik, Zvicër, Çeki e tj. I ka të botuar 25 artikuj shkencorë në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.