← Shfleto

Etleva Agalliu-Pepo

Doktor i shkencave të natyrës fizikës

Lindi në shtator të vitit 1946 në Korçë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. FHNM-Dega e Fizikës e kreu në Tiranë më 1968. Në të njejtin fakultet edhe ka doktorua në vitin 1990 me temën: ”MBI MUNDËSINË E ZGJËRIMIT DHE ZHVILLIMIT TË METODAVE SPECIALE TË EMISIONIT NË PËRCAKTIMIN E MIKROELEMENTEVE”. Dr. Etleva Agalliu Pepo së pari punoi si analiste-fizikante në Sektorin Analitik-Spektral të Institutit të Kërkimeve Gjeologjike në Tiranë, si dhe në Laboratorin dhe Departamentin e Analizave të Lëndëve të Para Minerale të Tiranës. Shkoi për specializim për aplikimin e Plazmës së argonit me induksion në përcaktimin e mikroelementeve në Francë. Është marrë me analizën spektrale të elementeve xeherorë të ndryshëm edhe me metoda lazerike dhe me rëntgenstrukturë

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.