Eshref Biçaku
Doktor i shkencave të mjekësië
Lindi më 1936 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1962. Pas një përvoje të gjatë mjekësore doktoroi në lëmin e radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit në tetor të vitit 1978 me temën:”ARTERIOGRAFIA E ENËVE MAGJISTRALE ARTERIALE TË GJAKUT TE SINDROMI ISKEMIK PËR SHKAK TË NDRYSHIMEVE OBLITERATIVE TË ARTERIEVE(sr). Dr. Eshref Biçaku së pari filloi punën si mjek në Malishevë, Specializoi radiologjinë në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, mandej punoi në Qendrën Mjekësore në Prizren, specializoi në Pragë, e më vonë u zgjodh ligjërues i radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i radiologjisë në këtë fakultet. Ka të botuara 25 punime shkencore të lëmit të radiologjisë. Punoi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Vdiq më 2006.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.