Esat Valla
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Artit) e kreu në Pejë. SHLP-Dega e Artit Figurativ e kreu në Prishtinë, kurse shkallën e dytë e kreu në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd më 1971. Po në këtë Akademi i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1981 me temën:”?“(sr). Mr. Esat Valla së pari u punësua si profesor i Artit Figurativ në Gjimnaz të Gjakovës. Më 1976 u pranua ligjërues në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, për lëndën Vizatimi në drejtime dhe arriti deri te prof. ordinar. Ka organizuar ekspozita individuale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.