← Shfleto

Esat Rizvanolli

Magjistër i artit – muzikës

Lindi më 1936 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme (të Muzikës) në Prizren. Akademinë e Muzikës – Dega e Komponimit e kreu në Beograd më 1977. Specializimin dhe magjistraturën i bëri në Konservatoriumin P.I.Çajkovski në Moskë në dhjetor të vitit 1985 me temë të lirë. Mr. Esat Rizvanolli ka 20 komponime dhe ka qenë ligjërues në SHLP të Prishtinës dhe në Akademinë e Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinës si ligjërues i komponimit, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë akademi. Vdiq më 2006.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.