Esad Mekuli
Doktor i shkencave të veterinës
Lindi më 1916 në Plavë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Beograd më 1947. ku edhe doktoroi në Beograd në mars të vitit 1949 me temën:” KONTRIBUT PËR NJOHJEN E PIROPLAZMOZAVE TE KAFSHËT SHTËPIAKE NË KOSOVË DHE RRAFSH TË DUKAGJINIT”(sr). Dr. Esad Mekuli ka qenë pjesëmarrës i LNÇ dhe doktor shkënce i parë i veterinarisë nga rradhët e shqiptarëve në Jugosllavi. Dr. Esad Mekuli është marrë me poezi ka nxjerrë dhe udhëhequr revistë “Jeta e Re”. Vjershat e tij janë të përkthyera e të botuara në shumë gjuhë të vendit dhe jashtë. Ka të botuara dy tekste nga lëmi i Veterinarisë, 11 punime shkencore, 50 artikuj shkencorë në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Ka të përkthyera 100 vepra të autorëve të vendit dhe të botës. Dr. Esad Mekuli është anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës në Prishtinë dhe ka qenë kryetar i parë i kësaj Akademie dhe udhëheqës i Enciklopedisë Jugosllave për Kosovën në gjuhën shqipe. Ka të botuara 12 vëllime poezish. Ka qenë i laureat i Çmimit të AVNOJ-të për Letërsi. Vdiq në Prishtinë më 1993.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.