← Shfleto

Esad Dauti

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1937 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje, SHLP-Dega e Bilogjisë e kreu në Shkup, ku e vazhdoi shkallën e dytë të FSHMN-Dega e Biologjisë dhe u diplomua më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1977 me temën: ”DISTRIBUCIONI SEZONAL DHE DINAMIKA E PLEKOPTEREVE NË LUMIN NERODIMKA”(kr). Mr. Esad Dauti doktoroi në FSHMN të Zagrebit në qershor të vitit 1981 me temën: ”HULUMTIMET FAUNISTIKO-EKOLOGJIKE TË PLEKOPTEREVE NË TERITORIN E KOSOVËS.”(kr). Dr. Esad Dauti në fillim punoi si mësimdhënës i biologjisë në Shkollen Normale të Ferizajt, mandej në SHLP “B.Curri” të Gjakovës, më 1974 u zgjodh asistent i lëndëve Zeooekologjisa me Zeogjeografi në FSHMN-Dega e Biologjisë në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet, ku ka qenë edhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara disa punime shkencore dhe tekste shkollore. Dr. E.Dauri ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e lira në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.