← Shfleto

Erjon Luçi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1974 në Tiranë. Shkollimin fillor, të mesmin të përgjithshëm dhe Fakultetin Ekonomik i kreu më 1996 në Tiranë. Studimet pasuniversitare i kreu në Angli dhe magjistroi më 1999 me temën:” PAVARËSIA E BANKËS QENDRORE NË EKONOMITË NË TRANZICION” (ang). Mr. Erjon Luçi doktoroi në të njëjtin fakultet në Angli me temën: “NDËRMJETËSIMI FINANCIAR NË EKONOMITË NË TRANZICION ME REFERENCË TË VEÇANTË SHQIPËRIA ”(ang). Dr. Erjon Luçi filloi punën si përgjegjës i Sektorit Monetar në Këshillin e Ministrave, pedagog efektiv në Departamentin e Ekonomisë së Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Ekonomist në Departamentin e Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë. Ka qenë pedagog i jashtëm i lëndës së Makroekonomisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Asistent në procesin mësimor në Universitetin (ku edhe doktoroi) Staffordshire në Angli. Ishte pedagog në kurset pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Ka të botuara disa punime shkencore si autor e bashkautor në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.