Eqrem Kryeziu
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1948 në Pagarushë të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në Banjë, kurse të mesmen (Normalen) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën:”PEMA NË ROMANTIZMIN ARBËRESH”. Mr. Eqrem Kryeziu punoi si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Suharekë dhe Prizren, ka punuar edhe si përkthyes në ndërmarrjen “Liria” të Prizrenit. Ka qenë edhe kryetar i Komunës së Prizrenit, ka të botuara edhe disa punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.