Eqerem Beci
Bashkëpunëtor i vjetër shkencor
Lindi në maj të vitit 1928 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Inxhinier-Shpimi e kreu në Institutin e Naftës dhe të Gazit në Bukuresht (Rumani) më 1953. Është ndër inxhinierët e parë të industrisë së naftës në Shqipëri. Më 1960 u zgjodh drejtor në Kuçovë ku arriti suksese, më 1965 u emërua drejtor në Patos. Aty punoi 18 vjet. Është autor i disa projekteve i punëve dhe ka meritën absolute për zgjidhjen e problemit të shfrytëzimit të naftës. Ky zgjidhi problemin e ndarjes së ujit (H2O) nga nafta me demulatorin Servo. Eqeremi Beci ka titullin Bashkëpunëtor i vjetër shkencor që nga viti 1972. Është dekoruar me Urdhrin e Punës kl. I dhe të II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.