Eqerem Basha
Magjistër i shkencave të veterinarisë
Lindi më 1936 në Kavajë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Durrës. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në Institutin e Lartë të Bujqësisë në Kamëz më 1958 me sukses të shkëlqyer. Së pari punoi si kryeveterinar në rrethin e Fierit, të Durrësit, më se 20 vjet punoi në Ndërmarrjen Bujqësore të Skuthit, mandej në Drejtorinë e Bujqësisë dhe të ushqimit në rrethin e Durrësit. Mr. Eqrem Basha ishte specialist i talentuar i veterinës që nga viti 1982 kishte titullin “Kandidat i shkencave”. Mr. E.Basha është autor i një numri të madh punimesh shkencore dhe monografish. Është dekoruar me “Urdhërin e punës të klasit III”. Vdiq më 1995.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.