Enver Sherifi
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1954 në Malishevë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. Fakultetin e FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Novi Sad, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1985 me temën: ”TRASHËGIMI I CA KOMPONENTËVE TË RENDIMENTIT TË GRURIT NË KRYQËZIMIN DIALA”(sr). Mr. Enver Sherifi doktoroi në FSHMN në Novi Sad në korrik të vitit 1992 me temën: ”TRASHËGIMIA E NUMRIT TË STOMEVE DHE STUFAVE PËRÇUESE TE GJENOTIPET E GRURIT ME RITM GJENE TË NDRYSHME”(sr). Dr. Enver Sherifi së pari ishte profesor i biologjisë në Gjimnaz të Gjilanit e më 1983 pranohet asistent i Anatomisë dhe i Morfologjisë së bimëve në Degën e Biologjisë në FSHMN të Prishtinës ku arriti deri te prof.ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 12 punime shkencore, 3 tekste për shkolla të mesme profesionale dhe 3 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.