Enver Morina
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në shkurt të vitit 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Sarajevë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe u magjistrua në prill të vitit 1976 me temën: ”PËRCIELLJA E PROCESIT TË REALIZIMIT ME PËRDORIMIN E MJETEVE PËR PËRPUNIMIN MEKANIK TË TË DHËNAVE ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË KOMBINATIN E TEKSTILIT “E.DURAKU” NË GJAKOVË”(kr). Mr. Enver Morina ka punuar si ekonomist, si dhe në Miniera e Kromit “Deva”, Kombinati i Tekstilit “E.Duraku” në “Metalik” të Gjakovës. Shumicën e kohës ka qenë zv.drejtor e drejtor për Financa në këto ndërmarrje. Ka qenë delegat në shumë Banka Ekonomike në ish - Jugosllavi si dhe këshilltar pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe të asaj Federative.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.