Enver Kutllovci
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në tetor të vitit 1960 në Kryshec të Obiliqit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Obiliq, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Ekonomik më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1992 me temën: ”METODAT BASHKËKOHORE TË QEVERISJES ME INVESTIME ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË TC “KOSOVA B” NË OBILIQ”. Mr. Enver Kutllovci doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në Prill të vitit 1997 me temën: ”PERSPEKTIVA DHE DIMENSIONET E MENAXHMENTIT STRATEGJIK”. Dr. Enver Kutllovci së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Prishtinës ku ishte drejtor i saj. Prej vitit 1997 punon në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës së pari si ligjërues i lëndës menaxhmenti i projekteve investive dhe sistemi Informatik financiar. Ka të botuara 3 punime shkencore dhe 1 projekt për “Aktivitetin ekonomik dhe zhvillimin demografik të Kosovës”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.