← Shfleto

Enver Hasani

Doktor i shkencave juridike

Lindi në maj të vitit 1962 në Shupkofc të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në Mitrovicë kurse të mesmen në Zveçan. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1984 me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet pasuniversitare së pari i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit-Drejtimi Ndërkombëtar, kurse studimet e magjistraturës i bëri në Fakultetin Juridik-Drejtimi Civilo-ekonomik në Prishtinë dhe magjistroi në korrik të vitit 1992 me temën:”NE BIS IN IDEMNË PROCEDUREN KONTESTIMORE”. Studimet e magjistraturës së dytë të fushës ndërkombëtare i bëri në Universitetin Bilkent të Ankarasë, universitet ky me akreditim ndërkombëtar ku i bëri edhe studimet e doktoratës dhe doktoroi në korrik të vitit 2002 me temën:”PROBLEMET E VETËVENDOSJES NË TË DREJTËN NDËRKËMBËTARE”(an). Dr. Enver Hasani që nga vitit 1987 punon në Fakultetin Juridik të Prishtinës së pari si asistent i lëndëve E drejta ndërkombëtare publike, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Këto lëndë i ligjëron edhe në fakultete të tjera si në Filozofik dhe në atë të Shkencave politike. Punon edhe në universitete të tjera në Sarajevë dhe në Zagreb. Punoi në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë i dërguar nga Qeveria e Kosovës në mërgim. Dr. Enver Hasani ka qenë pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë. Ka të botuara 14 punime bibliografike kryesisht në gjuhë të huaja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.