← Shfleto

Enver Gjerqeku

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1928 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Beograd më 1955. Po në këtë Fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në shtator të vitit 1961 me temën: ”ZHVILLIMI I GJUHËS SHQIPE NË JUGOSLLAVI”(sr). Mr. Enver Gjerqeku së pari punoi si mësues, mandej prof. i gjuhës shqipe në Normale dhe në SHLP të Prishtinës, mandej në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe të Prishtinës, si ligjërues i lartë i historisë së letërsisë shqipe III. Ka qenë dy mandate prodekan i Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Mr. E.Gjerqeku filloi të botonte poezi që nga viti 1946. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume në Kosovë dhe jashtë, në Evropë e deri në Kanadë. Ka disa shpërblime nga Kosova, Mostari. Ka të botuara 19 vëllime poezish e disa të përkthyera në gjuhë të huaja. Është ndër poetët më të frytshëm në Kosovë. Mr. Enver Gjerqeku është anëtar i rregullt i ASHA-s të Kosovës në Prishtinë. Ka edhe 20 artikuj e vepra të përkthyera serbokroatisht etj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.