Enver Beqiri
Magjistër i shkencave të sociologjisë
Lindi më 1933 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd ku edhe magjistroi në prill të vitit 1977 me temën:”ASPEKTET SOCIOLOGJIKE TË ORGANIZIMIT TË SHERBIMIT TË MARKETINGUT NË NIVEL TË OPB-ar”(sr). Mr. Enver Beqiri së pari punoi si mësues në Deçan, mandej në Komunë të Pejës, në SHLEK në Pejë si ligjërues i lëndës Organizimi i punës në OPB. Ka të botuara 6 punime shkencore, 1 dispencë për studentë të SHLEK.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.