← Shfleto

Enver Batiu

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1945 në Kuklibeg të Dragashit (Sharrit). Shkollën fillore e kreu në Bresanë, kurse Medresenë në Prishtinë. SHLP „B. Curri“ Dega Histori-Gjeografi e kreu në Gjakovë më 1969, kurse Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik – Dega Histori e kreu në Prishtinë më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1984 me temën: “BRIGADA E IV SULMUESE E LNÇ-së“. Mr. Enver Batiu së pari ishte mësimdhënës i historisë në Bresanë, mandej në Akademinë Pedagogjike të Prizrenit, prej vitit 1981 ka punuar në Entin e Mbrojtjes së Përmendoreve të Kulturës të Prizrenit. Punoi si këshilltar pedagogjik për lëndën e historisë në Prizren. Aktualisht punon në Institutin e Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës për Rajonin e Prizrenit, si bashkëpunëtor i pavarur profesional për histori. Ka të botuara disa punime shkencore-profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.