← Shfleto

Enver Baraku

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1935 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1966. Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1980 me temën:“VLERSIMI I LËVIZJES SË MORBILITETIT NË KOMBINATIN KOSOVA NË PRISHTINË NË PERIUDHËN 1966-1975 (sr). Dr. Enver Baraku në fillim punoi si mjek në Gjakovë, prej aty kaloi në Entin për Mbrojtjen e Shëndetit në Prishtinë ku ka qenë edhe kryeshef i Mjekësisë Sociale në Prishtinë, ka qenë në vizita profesionale në Paris, Gjenevë. Ka 110 punime profesionale dhe është prof. ordinar i lëndës së Mjekësisë Sociale me statistikë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku ka punuar gjithë kohën deri në pension.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.