← Shfleto

Engjëll Mastori

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në prill të vitit 1941 në Delvinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen të mjekësisë e kreu në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës më 1971. Punoi si mjek toksikolog në Spitalin Ushtarak. Ishte shef i shëndetësisë në Regjimentin MCR-së të Akademisë “Skënderbej” të Tiranës dhe në fund ishte drejtor i Spitalit Qendror të Ushtrisë. Ka ligjëruar në Fakultetin e Mjekësisë. Mori gradën shkencore “Doktor” më (1988) dhe titujt “Docent (1982) e “Profesor” (1997). Është autor i 2 teksteve për studentë të Mjekësisë dhe 5 tekste të tjera me bashkautor. Ka të botuara studime brenda dhe jashtë vendit, ka marrë pjesë në shumë simpoziume e konferenca shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.