Engjëll Berisha
Magjistër i artit – muzikës
Lindi më 1934 në Prizren. Shkollën fillore dhe të muzikës i kreu në vendlindje. Akademinë e Muzikës Dega e muzikës teorike e kreu në Beograd më 1958. Studimet pasuniversitare i filloi në Akademinë e Muzikës-Dega e Muzikologjisë në Lubljanë e mandej e vazhdoi në Akademinë e Muzikës-Dega për Histori e Muzikës dhe Muzikologji, kurse e kreu në Sarajevë ku edhe u magjistrrua në dhjetor të vitit 1980 me temën:”ZHVILLIMI I STILIT MUZIKOR NË VEPRAT E KOMPOZITORËVE KOSOVAR”(sr). Mr. Engjëll Berisha së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën e Muzikës në Prizren, ku ishte edhe Drejtor i kësaj Shkolle, në Shkollën Normale dhe Gjimnaz të Prizrenit, në SHLP Dega e Muzikës në Prishtinë si prof. i lëndës Historia e Muzikës, mandej në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikës dhe arriti deri te prof. Ordinar i lëndës Historia e Muzikës në këtë Fakultet në Prishtinë, ka qenë udhëheqës artistik i SHKA “Agimi” në Prizren e cila ka dhënë Koncerte në Kosovë dhe jashtë Kosovës, Shqipëri, Turqi, Algjer, SHBA etj. Mr. E. Berisha ka ligjërua në Tiranë, Shkup, Sarajevë, Novi Sad etj. Ka 6 libra shkollore-universitare të botuara, ka botua edhe në kroatisht dhe serbisht, ka edhe shumë vështrime e recensione të botuara dhe është Anëtar korrespodent i ASHA e Kosovës në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.