← Shfleto

Emrush Gashi

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1939 në Mramuer të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Matematikë e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega Matematikë në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën: ”TEORIA ADITIVE E IDEALIT DHE TEORIA E RJAHUBIN ANDARNALIJEVIQ-it”(sr). Mr. Emrush Gashi doktoroi në Fakultetin e SHMN të Zagrebit në dhjetor të vitit 1973 me temën: ”KONTRIBUT TEORISË ADITIVE TË IDEALEVE”(kr). Dr. Emrush Gashi në fillim ishte prof. në Shkollën Normale të Prishtinës. Më 1968 u zgjodh asistent i lëndës së Algjebrës I ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 35 punime shkencore dhe tekste të matematikës prej arsimit fillor e deri te tekstet universitare. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Ka qenë prorektor i Universitetit të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.