← Shfleto

Emine Gashi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1940 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë më 1963. Specializimin e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”FAKTORËT ETIOLOGJIKË TË RUPTURËS SË MITRËS GJATË SHTATZËNËSISË SË LINDJES DHE ZHVILLIMIT TË MBROJTJES SHËNDETËSORE TË GRAVE NË KSA TË KOSOVËS GJATË DHJETË VJETËVE TË FUNDIT”(sr). Dr. Emine Gashi së pari punoi si mjeke në Prizren, Gjilan mandej në Klinikën Gjinekologjike në Spitalin e përgjithshëm të Prishtinës. Më 1971 zgjidhet asistente e Gjinekologjisë me obstetrikë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë në specializim në SHBA dhe ka të botuara 13 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.