Emine Arifi-Bakalli
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në tetor të vitit 1951 në Babush të Muhaxherëve të Lipjanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri po në këtë fakultet dhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE 1924-1928”. Mr. Emine Arifi-Bakalli doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në prill të vitit 1984 me temën:” MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE 1929-1939”. Dr. Emine Arifi-Bakalli së pari punën e filloi si asistente e Historisë së Popullit Shqiptar II, më 1974 dhe arriti deri te prof. ordinar e lëndëve: Historia Bashkëkohore Shqiptare, Histori e Integrimeve Evropiane dhe Historiografia Shqiptare e shekullit XX në Katedrën e Historisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe tash punon. Ka të botuara 10 punime shkencore dhe koautore në disa tekste të historisë. Është anëtare e këshillit për histori në ASHA të Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.