Emin Karakashi
Doktor i shkencave të teknologjisë
Lindi në mars të vitit 1940 në Vushtrri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Dega e Kimisë Inxhinierike në Zagreb, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1973 me temën: ”MUNDËSIA E ZVOGLIMIT TË NGJITJES SË KAN-it”(kr). Mr. Emin Karakashi doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në maj të vitit 1976 me temën: ”STUDIMI I ZVOGLIMIT TË NGJITJES SË PLEHRAVE AZOTIKE KAN, KPK DHE URE-a”(kr). Dr. Emin Karakashi së pari punoi si prof. i kimisë në Gjimnaz të Mitrovicës, në Kombinatin “Kosova” OP. Azotiku të Obiliqit. Pas doktorimit kaloi në Fakultetin e Xehetaris-Metalurgjisë të Mitrovicës, së pari si docent i kimisë së përgjithshme dhe inxhinierike dhe arriti deri te prof.ordinar në këtë fakultet, për lëndët Kimia e përgjithshme dhe organike dhe i teknologjisë së prodhimit të plehrave azotike. Ka të botuara 13 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.