← Shfleto

Emin Elezi

Magjistër i artit – disenjit

Lindi në shkurt të vitit 1968 në Vranjofc të Gostivarit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Vrapçisht. Shkollën e mesme (të Artit) e kreu në Pejë. Fakultetin e Arteve - Drejtim të Artit-pikturës, e kreu në Prishtinë më 1997. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 2000 me temën:”PREJ DYSHIMIT DERI TE BESIMI”. Mr. Emin Elezi jeton dhe punon në vendlindje. Ka disa punime për përgatitjen e librit për shtyp (3 libra) disa pllaka të shkruara dhe amblemën e qytetit të Gostivarit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.