← Shfleto

Emanuel Heba

Doktor i veterinarisë

Lindi më 1934 në Durrës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Veterinarisë e kreu në ILB të Kamzës ku u diplomua si mjek veterinar më 1956. Pas diplomimit Emanueli u caktua drejtues në shërbimin e veçantë për luftimin e Brucelozës për bagëtitë e imta të rrethit të Vlorës. Punoi në Ministrinë e Bujqësisë e më vonë u emrua bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Veterinarisë. Më 1990 e mori gradën “Doktor shkence” pastaj edhe titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” dhe “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës” pastaj “Çmimin e Republikës” dhe më 1995 merr gradën “Drejtues kërkimesh”. Dr. Emanuel Heba e ngriti dhe e drejtoi Laboratorin e Mikrobakteriozeve dhe të luftës kundër tuberkulozit të gjedhit. Më 1996 u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqiprisë jokomuniste.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.