← Shfleto

Elmaz Xhediku

Doktor i shekencave të inxhinierisë së ndërtimit

Lindi në maj të vitit 1945 në Zalldardhë. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të Arkitekturës i kreu në Tiranë më 1967. Në këtë fakultet edhe doktoroi më 1990 me temën: ” STUDIME TEORIKE DHE EKSPERIMENTALE MBI STRUKTURAT BETONARME TË PA RANDERURA ME BOSHLLUQE CILINDRIKE, TREGUESIT TEKNIKOEKONOMIKË E TË EFEKTIVITETIT DHE PËRGJITHËSIME QË ARRIHËN”. Dr Elmaz Xhediku punoi si inxh. projektues në Institutin Shtetëror të Projektimeve, kryeinxhinier në Ndërmarrjen Ndërtim-Montimit në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, drejtor i Institutit të Studimeve dhe të projektimit të veprave industriale, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, shef i Sektorit të projektimeve të industrisë së lehtë, administrator dhe drejtues teknik i Kompanisë Ndërtim-Projektimi të Tiranës. Dr. E. Xhediku ka një përvojë 25-vjeçare me kompani të huaja që kanë punuar në Shqipëri. Është njohës i gjuhëve të huaja që ka specializuar në Francë. Ka të botuara disa punime të lëmit të ndërtimit dhe 8 artikuj shkencorë, 17 projekte e studime të botuara.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.