← Shfleto

Elmaz Leka

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi më 1930 në Vlorë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Bukuresht (Rumani) dhe diplomoi inxh.shpimi më 1954. Në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës doktoroi më 1981 me temën: ” RRUGËT PËR RRITJEN E REDIMENTIT DHE TË CILËSISË NË PUNIMET E SHPIMIT PËR MINERALIN E KROMIT DHE TË BAKRIT”. Dr. Elmaz Leka së pari punoi si inxh.shpimi në Ekipin Gjeologjik Selenicë, kryetar i degës Teknike në Komitetin Shtetëror të Gjeologjisë dhe më pas në Drejtorinë e Përgjithshme Gjeologjike të Tiranës. Ishte kryeinxhinier përgjegjës në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike dhe në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave. Më 1999 e mori titullin“Dejtues kërkimesh” Ka qenë pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, dhe bashkautor i një teksti universitar. E ka përmirësuar teknologjinë e shpimit. I ka të botuar 18 artikuj shkencorë. Është dekoruar me “Medalje Pune” e “Urdhër Pune”, kl III, e kl. I.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.