← Shfleto

Ekrem Behxheti

Doktor i mjekësisë

Lindi në Mitrovicë ku i bëri edhe mësimet fillestare, kurse shkollimin e mesëm dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu me sukses të shkëlqyeshem në Stamboll, ku edhe doktoroi. Dr. Ekrem Behxheti shumë kohë ka qenë profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Stamboll ku punoi deri më 1940. Prof. Dr. Ekrem Behxheti ka qenë i dalluar në profesionin e vet, ka qenë edhe kryetar i Shoqatës së Mjekëve të Turqisë. Dr. E. Behxheti është marrë edhe me shkrime dhe ka botuar një varg punimesh në revistat të ndryshme të kohës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.