← Shfleto

Efthimi Dodona

Doktor i shkencave të gjeologjisë – mikropaleontolog

Lindi në tetor të vitit 1936 në Drenovë të Korçës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Moskës, kurse diplomoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1963. Po në këtë fakultet doktoroi më 1982 me temën:” STRATIGRAFIA, MIKROFOCIET DHE MIKROFAUNA E ZONËS KRASTËS”. Dr. Efthmi Dodona së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen e Naftës të Patosit, mandej si pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, si gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike Korçë. E kreu specializimin pasuniversitar në Institutin Gjeolo-Panteologjik Nankin (Kinë) për mikropanteologji. Më 1994 mori titullin”Profesor”. Është autor i një tekstit universitar dhe bashkautor i disa teksteve. Studimet-kërkimet i ka dhënë në 19 punime shkencore. Është dekoruar me Urdhër “N. Frashëri” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.