← Shfleto

Edmond Tupja

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Tiranë, kurse studimet i kreu në Universitetin e Sorbonës në Paris, ku edhe doktoroi. Dr. Edmond Tupja punoi si redaktor në Shtëpinë Botuese Enciklopedike si shef Katedre, pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Në Universitetin e Tiranës. Dr. E. Tupja merret edhe me shkrime-vjersha (poezi) për të rritur, tregime për fëmijë dhe kritikë letrare. Ka të botuara 5 vepra. Jeton dhe punon në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.