← Shfleto

Edmond Spaho

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në nëntor të vitit 1958 në Korçë. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin Ekonomik e kreu më 1982 në Tiranë. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin e FMN-së në Washington DC (USA) për politikat dhe programimin financiar në vitin 1992. Studimet i përfundoi në Bowling Green State University Ohio, USA për administrim biznesi në vitin 1996 dhe në vitin 1999 i përfundoi studimet për zhvillimin e OJQ-ve. Mr. Edmond Spaho punoi në Drejtorinë e Rezervave të Shtetit në Elbasan, në Rëshen, ishte shef i Sektorit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të rezervave të Shtetit në Tiranë. Zv. Drejtorit të Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, drejtor i Drejtorisë makroekonomike në Ministrinë e Ekonomisë, Zv. ministër i Turizmit dhe ministër i Turizmit. Ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës Kombëtare të Trajnimit dhe të asistencës teknike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.