Edmond Panariti
Doktor i shkencave të veterinës
Lindi më 1960 në Korçë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinarisë e kreu në ILB të Kamzës dhe doli Mjek Veterinar më 1984. Më 1989 u emërua specialist në Departamentin e Radiologjisë e pastaj shef i Departamentit të Toksikologjisë në Institutin e Kërkimeve të Veterinarisë, mandej shef i Seksionit të Sigurisë së Ushqimeve në Institutin e Shëndetësisë Publike të Tiranës. Edmond Panariti e ka titulli, “Profesor” dhe është antar i Këshillave Shkencorë në tetë organizata kombëtare dhe ndëkombtare. Dr. E. Panariti i ka kryer një sërë specializimesh e trajnimesh pasuniversitare në Zvicer, Gjermani dhe Amerikë. I ka të botuara rreth 50 punime shkencore, ku 20 prej tyre në revista të akademive të huaja. Dr. E. Panariti ka kontribuar shumë, në fushën e toksologjisë dhe të sigurisë së ushqimeve dhe në atë të sigurisë së ushqimorve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.