← Shfleto

Edmond Luçi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në maj të vitit 1938 në Vlorë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikun ekonomik dhe Fakultetin Ekonomik i kreu me sukses të shkëlqyeshëm më 1959 në Tiranë. Doktoroi po në këtë fakultet më 1972 kurse gradën “Doktor i Shkencave” e mori më 1985. Dr. Edmond Luçi pas diplomimit në ekonomi u angazhua pedagog në Katedrën e Industrisë të Fakultetit Ekonomik të Tiranës, ku ishte edhe dekan i tij. Dr. E. Luçi ka qenë drejtor i politikave dhe i Programeve të zhvillimit në Bashkimin organizatave të Biznesit Shqiptar. Bashkëpunëtor i Institutit Ekonomik, financa, biznes. Ka qenë ligjërues i lëndëve Ekonomia e industrisë në Fakultetin Ekonomik. Dr. E. Luçi është autor-bashkautor i 14 monografive, i 7 teksteve mësimore dhe i 44 artikujve shkencorë të botuar, ka marrë pjesë në konferenca-simpoziume me 32 kumtesa të mbajtura në vend dhe jashtë. Ka qenë edhe anëtar i Komisionit të Lartë të Atestimit në Këshillin e Ministrave dhe anëtar i shumë shoqatave e institucioneve. U dekorua me Urdhrin “N. Frashëri “ kl. II dhe të kl I.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.