Edmond Hoxha
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1967 në Shengjergj të Tiranës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Paris XI-Orsay (Francë), ku edhe doktoroi në vitin 1996 me temën: ”STUDIMI I PROCESEVE TË RIFTINGUT TRIASIK DHE JONIK NË ZONAT E BRENDISHME TË SHQIPËRISË (TEKTONIK, SENDIMENTACION DHE MAGMATIZËM)(fr). Dr. Edmond Hoxha së pari punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Pas doktorimit punën e ka vazhdua në Francë
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.