Dushko Vetmo
Doktor i filozofisë
Lindi më 1914 në Frastinë të Kalabrisë (Itali). Emri i vërtetë i Dushkos është Franxhisk Salana. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në vendlindje. Studimet filozofike dhe teologjike i bëri në Universitetin e Rio de Zhanejros në Argjentinë. Po ashtu studioi Letërsinë në Universitetin e Santiagos në Kili. Pra, Dushko Vetmo njeh shumë gjuhë dhe njihet si Mbledhësi më i rregullt i dorëshkrimeve të atëhershme të shekullit XIX. Dr. Dushko Vetmo është profesor në Universitetin e Kozencës dhe shef i Departamentit të Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe. Merret edhe me krijimtari letrare dhe ka të botuara një sërë veprash, vjersha, tregime, drama, studime e tj. Dr. Dushko Vetmo (alias Franxhisk Salana) vdiq në vendlindje në rrethin e Kalabrisë më 1999.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.