← Shfleto

Durak Jasharaj

Magjistër i shkencave juridike

Lindi në maj të vitit 1939 në Sopi të Suharekës (Therandë). Shkollën fillore e kreu në Suharekë, të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Beograd më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1977 me temën: ”KONTRATAT ME ELEMENT TË HUAJ”(sr). Mr Durak Jasharaj së pari punoi si mësues në Suharekë, mandej në organizatat politiko-shoqrore të kohës. Ka qenë zavendësdrejtori i përgjithshëm në Kombinati”Kosova” të Obiliqit. Tash punon si avokat në Prizren.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.