Dritan Prifti
Mastër në administrimin e biznesit dhe të administrimit publik
Të dhënat biografike nuk i kemi të njohura. Studimet për gjuhën angleze i përfundoi në Fakultetin e Histori-Filologji të Tiranës më 1990. Studimet për master i përfundoi më 1995 në administrimin e biznesit në shkollën e menaxhimit R.O. Anderson në Universitetin New Meksico në SHBA. Në vitin 2000 në Amerikë e ndoqi dhe i përfundoi studimet për master në administrimin publik në Shkollën e Qeverisë Kennedy. Universiteti Harvard, Cembridg, MA, USA. Mr. Dritan Prifti ka qenë shef i Kabinetit të Ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale, shef i Kabinetit të Financave, drejtor i Kabinetit të Kryeministrit, drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare. Ka qenë zv.president dhe drejtor marketingu “Albatreg”. Ishte si president dhe administrator i firmës “Aldri”sh.p.k.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.