← Shfleto

Drita Çaushi

Doktor e shkencave të bujqësisë – zooteknikës

Lindi më 1934 në Korçë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Teknikumin Bujqësor të Kamzës më 1956. I kreu dy specializime për zookulturë në Kinë dhe në Francë. Drita Çaushi ka gradë “Doktor shkence”. Ka qenë këmbëngulëse në eksperimentime shkencore, ka shkruar për shpendët, bletët dhe krimbin e mëndafshit. Ka qenë bashkautore në disa libra, ndër të cilat veçohen “Gjenetika” dhe “Seleksionimi i kafshëve bujqësore”. Ka qenë pedagoge 30 vjet në përgatitjen e specialistëve të rinj të blegtorisë. Shumë kohë punoi në Institutin Zooteknik të Shkodrës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.