← Shfleto

Donika Kërçini

Doktor e shkencave të ekonomisë – ekonomia agrare

Lindi më 1957 në Fier. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Ekonomisë Agrare e kreu në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës më 1981. Pas diplomimit u emërua asistente në Katedrën e Ekonomisë agrare në ILB të Kamzës, mandej kaloi në Fakultetin e Bujqësisë të Tiranës si pedagoge e drejtuese e shkollës Pasuniversitare në Ekonominë Agrare në Fakultetin e Bujqësisë në Tiranë dhe mban titullin “Profesor i Asocuar”. Dr. Donika Kërçini ka kryer trajnime e specializime në vend dhe jashtë. I ka dy tekste universitare të botuara, dy monografi dhe 6 punime shkencore. Ka marrë pjesë në simpoziume në vend dhe jashtë. Është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Ekonomistëve Agrarë dhe anëtare e Këshillit Shkencor të Fakultetit të Bujqësisë të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.