Dilaver Salihu
Doktor i teknologjisë së ushqimit ( djathit )
Lindi në gusht të vitit 1958 në Verban të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën Teknike në Gjilan. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin e Lartë për Ushqim në Pllovdiv të Bullgarisë, në bazë të Urdhërit me nr. 317 të datës 21.05.1999 magjistroi në temën: ”STUDIMI I NDIKIMIT TE DISA FAKTORËVE NË CILËSINË E DJATHIT”(bu). Mr. Dilaver Salihu doktoroi në Institutin e Lartë të Industrisë Ushqimore në Pllovdiv të Bullgarisë në shtator të vitit 2004 me temën:”STUDIME KRAHASUESE TË OPERACIONEVE NË BAZË TËKNOLOGJIKE GJATË PRODHIMIT TË DJATHIT TË BARDH ME SHLLIRË NGA QUMSHTI I LOPËS DHE DELËS NË KOSOVË”(bu). Dr. Dilaver Salihu punon në Fakultetin e Biznesit në Pejë, ku ligjëron lëndën Teknologjia e ushqimit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.