← Shfleto

Dhori Kule

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në shkurt të vitit 1957 në Brat. Shkollën fillore dhe të mesmen të përgjithshme, i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu më 1982 në Tiranë. Ka kryer disa specializime në: Itali, Gjermani, Ukrainë, Poloni, Greqi e SHBA. Ka doktoruar në Fushën Ekonomisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Dr. Dhori Kule është marrë me kërkime shkencore në ekonomi dhe me menaxhim të arsimit të lartë ekonomik në vend. Ka qenë një kohë të gjatë në organet drejtuese të Fakultetit Ekonomik dhe Rektor i Universitetit të Tiranës. Ishte kryetar i ekonomistëve mbarshqiptarë (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal i Zi), kryetar i Shoqatës së Universiteteve Shqipfolëse. Përgjegjës i departamentit Ekonomik të Makinerisë së Naftës në Kuçovë. Në vitin 1984 filloi si pedagog në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Dr. Dh. Kule është autor-bashkautor i disa teksteve mësimore për shkolla të mesme dhe për universitet dhe i 10 projekteve studimore të rëndësishme. Ka marrë pjesë në mëse 20 konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka të botuar 15 artikuj shkencorë në vend dhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.