Dhimitër Pinguli
Doktor i shkencave farmaceutike – kimike
Lindi më 1907 në Berat. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Tuluzit (Francë) ku është diplomua si farmacist, kurse në Universitetin Monpelie (Francë) u diplomua në Kiminë Industriale. Doktoroi në më 1950 me temën: ”STUDIMI TEKNOLOGJIK TË QYMYREVE TË VENDBURIMEVE PRISK SI LËNDË E PARË PËR PRODHIMIN E MATERIALEVE GJYSËMPËRÇUES-GALIUM DHE GERMANIUM”. Dr. Dhimitër Pinguli në fillim punoi si farmacist në Vlorë, Durrës, e si Kimist në distilimin e naftës në Kuçovë, në Ndërmarrjen e Naftës të Patosit, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike, si dhe në Institutin e Kërkimeve të Industrisë së lehtë Ushqimore. Është marrë me analizat kimike të mineraleve të ndryshme. Është dekoruar me “Urdhrin e Art”të kl. II e I. Vdiq më 1984.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.