Dhimitër Gjini
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në prill të vitit 1944 në Bubullim të Lushnjës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin e Naftës në Kuçovë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1970. Po në këtë fakultet doktoroi në vitin 1999 me temën: ” ZHVILLIME TË METODËS SË DJEGIES NËNTOKËSORE DHE MUNDËSIA E PËRCAKTIMIT TË EFEKTIVITETIT TË SAJ NË SHTRESAT NAFTËMBAJTËSE NË VENDIN TONË”. Dr. Dhimitër Gjini së pari punoi si teknik në Ndërmarrjen e Naftës të Patosit, mandej si inxh. dhe përgjegjës sektori në atë ndërmarrje, si specialist në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Më 1997 e kreu një kualifikim në Universitetin Teknik Klaustel në Gjermani. Dr. Dh. Gjini u mor me studime dhe analiza të rritjes së koeficientit të naftëdhënies. I bëri 35 studime dhe i ka botuar 20 artikuj, 3 referate në simpoziume ndërkombëtare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.