Dervish Rozhaja
Doktor i shkencave të natyres – biologjisë
Lindi më 1934 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Gjakovë. Fakultetin e SHMN –Dega e Biologjisë e kreu në Beograd më 1954, doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në prill të vitit 1959 me temën: ”ASPEKTI BIOENERGJETIK I ADAPTIMIT TERMIK I DISA ANUREVE” (sr). Dr. Dervish Rozhaja punoi si profesor i biologjisë në Shkollën Normale të Prishtinës, në Entin e Fiziologjisë të Fakultetit të SHMN të Beogradit, mandej në Fakultetin Filozofik –Dega e Biologjisë në Prishtinë. Dr. Dervish Rozhaja aso kohe ishte më i riu doktor shkence në lëmin e biologjisë në Evropë. Specializoi në Leningrad dhe Los Angeles. Ka të botuara 30 punime shkencore dhe tekste universitare. Më 3 mars 1977 Dr. Dervish Rozhajës nga Republika e Francës me Urdhrin e kryetarit të Francës iu dha dekorata numër 32 E – 17 “ORDER NATIONAL DU MERITE” PARIS. Si Rektor i Universitetit të Prishtinës. Dr. Dervish Rozhaja ka qenë prodekan e dekan i FSHMN të Prishtinës. Rektor i parë i Universitetit të Prishtinës, kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë, anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës si dhe nënkryetar e kryetar i kësaj akademie në Prishtinë. Vdiq në Prishtinë më 1996.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.