← Shfleto

Demush Shala

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1929 në Nakël të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik –Dega e Albanologjisë - e kreu në Beograd më 1956. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”RRETH KËNGËVE KRESHNIKE SHQIPTARE”. Dr Demush Shala në fillim punoi si mësues në Kaçanik, si edukator dhe si profesor i gjuhës shqipe në Normale të Prishtinës, pastaj kryeredaktor i Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Prishtinës, Ligjërues i Letërsisë Popullore në SHLP të Prishtinës, Prizren dhe Gjilan. Dr. Demush Shala është marrë me mbledhjen e folklorit shqiptar dhe ka të botuara 7 vepra dhe një numër të madh njësish bibliografike në revista të njohura në vend. Vdiq në Prishtinë më 1988.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.