Deko Rusi
Doktor i ekonomisë
Lindi në mars të vitit 1925 në Korçë. Mësimet e para i mori në vendlindje, gjimnazin e kreu në Tiranë. Studimet e larta, me sukses të lartë, i përfundoi në Fakultetin e Ekonomisë Politike në Universitetin e Shën Peterburgut (Leningrad) më 1952. Kualifikimet pasuniversitare në formë aspirature i kreu në Moskë më 1959. Kandidat (Doktor) i shkencave u bë në vitin 1962. Pas hapjes së Institutit të Lartë Ekonomik të Tiranës më 1952 në procesin e mësimdhënies që në krijim e Institutit dhe më vonë në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës u angazhua Deko Rusi për lëndët e ekonomisë politike. Ka qenë dekan i Fakultetit të Ekonomisë të Tiranës. Dr. Deko Rusi është autor – bashkautor i një sërë punimesh shkencore dhe botimet të veçanta, dhe drejtues i 9 disertacioneve për gradë shkencore “Doktor i Shkencave”. Ka marrë pjesë në konferenca – simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit, si në Bashkimin Sovjetik, Francë, Japoni dhe Kosovë. Është dekoruar me “Urdhrin e punës” të kl. I dhe urdhrin “N. Frashëri” të kl. I. U dekoruar edhe me dekoratat e “Kujtimit”, “Çlirimit” dhe “Trimërisë”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.