← Shfleto

Dëfrim Shkupi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1941 në Tiranë. Aty i kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1963. Po në këtë fakultet në Tiranë edhe u doktorua më 1984 me temën: ”GJEOLOGJIA DHE QYMYRMBAJTJA E RAJONIT TË SINKLINALIT TË MOKRËS”. Dr. Dëfrim Shkupi punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, mandej në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pogradecit, në Qendrën Gjeologjike Civile të Tiranës. Më 1995 e mori titullin “Drejtues kërkimesh”. Studimet e kërkim-zbulime i ka paraqitur në 20 raporte gjeologjike. I ka më se 25 kumtesa në simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, ka të botuara 30 artikuj shkencorë. Është kryetar i Shoqatës së Gjeologjisë së Mjedisit dhe Gjeologjisë inxhinierike. Ka shkruar Fjalor për Gjeologji dhe bashkautor i një teksti universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.